Ahmed Alghamdi, drejtuesi i Al Nassr, ka komentuar këtë të enjte transferimin e Cristiano Ronaldos në skuadrën nga Arabia Saudite, duke thënë se ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e imazhit të vendit.
“Ardhja e Ronaldos ishte një shtesë e madhe për ligën tonë. Që nga ardhja e tij është bërë më e lehtë të negociosh me lojtarët”, ka thënë ai në një prononcim për Sportskeeda, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte një marrëveshje historike dhe është dëshmi se ne po jetojmë rilindjen. Është diçka që ende ka një ndikim në mbarë botën. Do të ketë një ndikim shumë pozitiv në imazhin e vendit dhe do t’i tregojë botës përparimin e Arabisë Saudite”, shtoi ai.
Cristiano Ronaldo ka qenë në Al Nassr që nga janari pas largimit nga Manchester United dhe ka shënuar 11 gola dhe dy asistime në 11 ndeshje.
/GazetaBlic Sport/


