Sporti

Transferimi i Asllanit do të kompletohet në mesjavë – gati kontrata pesë vjeçare

06/26/2022 20:59
nga:Lorik J

Kristjan Asllani tashmë është një hap larg të bëhet lojtar i Interit.

Pas marrëveshjes së arritur me Empolin për 14 milionë euro plus 2 bonuse, lojtari do të jetë në Milano në mesjavë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, përcjell GazetaBlic Sport.

Më pas ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2027.

Me pak fjalë, aventura e re është gati të nisë.

/GazetaBlic Sport