Sporti

Trajneri s’po llogarit në të hiç, Albion Rrahmani nuk luan asnjë sekond në dy ndeshjet e fundit

04/27/2025 20:34
nga:Lorik J

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani nuk po kalon aspak momente të mira në Superligën e Çekisë me ekipin e Spartës së Pragës.

Rrahmani nuk u paraqit asnjë minut sot në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, po as në atë të Kupës ndaj të njejtit kundërshtar, tri ditë më herët, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri nuk e aktivizoi Rrahmanin për të dytën ndeshje me radhë.

Rrahmani u paraqit për herë të fundit ndaj Paradubices për veç 17 minuta. Një ndeshje para kësaj, ai prap ishte rezervist dhe nuk luajti asnjë sekond ndaj Mlada Boeslav.

Periudha të vështira për sulmuesin kosovar…

/GazetaBlic Sport