Gareth Southgate komplimenton Marcus Rashford për shënimin kundër Uellsit.
Duke folur për mediet pas fitores 0-3 ndaj Uellsit dhe kalimit në fazën me eliminim direkt, trajneri i Anglisë shtoi se ai mund të kishte shënuar edhe tre gola.
“Ka qenë fantastike për të, ai është stërvitur shumë mirë. Ai ka qenë mbresëlënës që kur u kthye me ne, ai mund të kishte shënuar një hat-trick,”-tha ai.
Më tej ai shtoi se përtej kontrollit të lojës, në pjesën e parë nuk patën mjaftueshëm raste.
“Mendoj se e kontrolluam lojën në pjesën e parë, por nuk krijuam raste të mjaftueshme. Ne donim më shumë shtytje dhe rrezik, për të luajtur më shpejt. Pasi shënuam dy golat, ne e dinim se shpirti i tyre ishte zhdukur, ishte një turne i vështirë për ta”-u shpreh Southgate.