Sporti

Trajneri serb i Skenderbeut jep dorëheqje!

12/01/2024 11:29
nga:Lorik J

 Skënderbeu mbetet pa trajner. Ivan Gvozdenovic ka dhënë dorëheqjen nga Skënderbeu. Drejtuesit korçarë e kanë pranuar diçka të tillë.

Kjo ka ardhur pas humbjes së korçarëve me Laçin me shifrat 1-0.

46-vjeçari nuk e ka pranuar dot humbjen dhe rezultatet jo të mira të javëve të fundit, duke vendosur të mbyllë këtu aventurën e tij në Korçë.

Një lajm i papritur disa orë para derbit Tirana – Partizani, duke i marrë disi vëmendjen kësaj supersfide. Për largimin e tij mungon vetëm zyrtarizimi.