Sporti

Trajneri rumun: Kam frikë nga kombëtarja e Kosovës, e kemi të vështirë kualifikimin

01/03/2023 14:12
nga:Lorik J

Kualifikimet për EURO 2024 fillojnë në muajin mars dhe kombëtarja e Rumanisë është në Grupin I me kombëtaren e Zvicrës, Izraelit, Kosovës, Bjellorusisë dhe Andorrës.

Trajneri i njohur rumun, Marius Sumudica ka analizuar grupin që Rumania dhe nuk është shumë optimist, përcjell GazetaBlic Sport.

“I uroj Edi (Edi Iordanescu, trajner i Rumanisë) fat të mirë, Zoti na dhashtë rezultate shumë të mira. Do të duhet të punojmë shumë për t’u kualifikuar. Pasi pashë atë që pashë, kam frikë edhe nga Kosova”, tha ai për mediat rumune.

Rumania nuk ka qenë në ndonjë kompeticion të madh që nga viti 2016, kur mori pjesë në Kampionatin Evropian të Francës.

/GazetaBlic Sport