Sporti

Trajneri Nedim Yigit sot fillon aventurën në Kosovë, Liria fillon përgatitjet për Superligë

07/06/2023 09:16
nga:L J

Trajneri i ri i Lirisë, Nedim Yigit do ta fillojë punën sot me ekipin prizrenas.

Nedim Yigit shihet si prurje e madhe në ekipin e Lirisë, shkak përvoja e tij e madhe në ekipet turke në të kaluarën.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, trajneri turk ka ardhur në Kosovë para pak ditësh, teksa sot do ta zhvillojë seancën e parë stërvitore me Lirinë.

Ekipi prizrenas do të mblidhet sot në orën 17:00 në stadiumin “Përparim Thaçi”, ku më pas do ta zhvillojnë seancën stërvitore.

FC Liria është rikthyer në Superligë dhe shpreson të jetë arrë e fortë për ekipet kosovare sivjet.

/GazetaBlic Sport