Sporti

Trajneri në stilin e një mbrojtësi, ndërhyn ndaj futbollistit dhe ndëshkohet me karton të kuq

07/30/2022 12:25
nga:Mergim Rreci

Futbolli latin dhuron gjithmonë beteja sportive dhe emocione të veçanta. Pasioni është shumë i madh, saqë edhe trajnerët me raste e humbasin fare dhe bëhen protagonistë negativë.

Godoy Cruz-Velez Sarsfield përfundoi në barazim 1-1, por që u shoqërua nga një moment i rrallë, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Velez, Alexandre Medina kreu një faull ndaj Matias Ramirez, 23-vjeçarit të ekipit vendas, i cili kishte pak minuta që ishte futur në fushë.

Gjyqtari nuk e toleroi aspak veprimin e pahijshëm të teknikut uruguaian, të cilin e ndëshkoi me karton të kuq për faullin ndaj lojtarit të Godoy Cruz mbi vijën anësore të fushës.