Sporti

Trajneri Nagelsmann jep informacionet e fundit në lidhje me lëndimin e Mane

11/08/2022 23:47
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Bayern e mposhti Werder Bremenin 6-1, Sadio Mane duhej të largohej në minutën e 20-të për shkak të lëndimit.

Trajneri Nagelsmann konfirmoi se lojtari do të duhet t’i nënshtrohet testeve për të ditur me shumë për ashpërsinë e dëmtimit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mane u godit në pjesën e sipërme të këmbës. Duhet të bëjmë një radiografi për të parë nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon, sepse kjo pjesë e kockës thyhet lehtë. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”, tha trajneri pas ndeshjes.

Reprezentuesi senegalez rrezikon tashmë të mungojë për Kupën e Botës nëse lëndimi është i rëndë.

/GazetaBlic Sport/