Trajneri i futsallit Arben Simitçiu do ta udhëheqë ekipin International Kadan nga Çekia që garon në Superligë.
Pas sukseseve duke fituar titullin, kupën dhe pjesëmarrjen ne Champions me Sparta Pragën, Simitçiu është sjellur nga presidenti i International Kadan për ta çuar ekipin drejt sukseseve të reja dhe synimi është tre vendet e para dhe inkuadrimi në play-off në sezonin e ardhshëm.
Në të kaluarën Simitçiu ka udhëhequr edhe ekipin e Feniksit me të cilën kishte arritur rezultat historik, teksa për 2 vite me sukses e udhëhoqi edhe kombëtaren e Kosovës në futsall.
/GazetaBlic Sport