Zvicra e pret nesër Kosovën nga ora 20:45 në St. Jacob Park në Basel, në kuadër të duelit të parë kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, tha se ky duel do jetë mjaft i vështirë, por sipas tij, Zvicra duhet t’i fitojë gjitha duelet si vendas, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ndeshjet në shtëpi janë për të fituar”, tha fillimisht ai.
“Gjithmonë është folur si një duel vëllazëror miqësor. Kjo nuk do të ndodhë të premten. Na pret një grup i vështirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


