Kupa e Botës 2022

Trajneri i Zvicrës ka një plan për ta ndalur Ronaldon

12/05/2022 22:44
nga:E K

Pasi e eliminuan Serbinë, Zvicra tani ka një tjetër objektiv të madh, ta eliminojë edhe Portugalinë dhe të kalojë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Ndryshe nga loja kundër Serbisë, kur Yakin dukej i tensionuar, një ditë para ndeshjes që zhvillohet në stadiumin “Lusail”, Yakin u shfaq i qetë në konferencë për media.

“Unë e di se si do të performojmë. Ne jemi mjaft të fortë për ta tunduar kundërshtarin. Dhe ne do të përpiqemi të luajmë lojën tonë.”, tha fillimisht ai.

Cristiano Ronaldo padyshim se është pika më e fortë e portugezëve dhe Yakin e pranon se atij nuk duhet t’i lejohet shumë hapësirë, por ka thënë se nuk do të angazhojë një lojtarë special vetëm për ta ruajtur atë.

“Ne e dimë se Ronaldo mund të vendosë një lojë, ne nuk mund t’i japim hapësirë. Por nuk do të ketë lojtar të angazhuar vetëm për ta izoluar atë”, tha Yakkin.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Portugalisë do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:00.