Sporti

Trajneri i Ylber Ramadanit e godet me kokë sulmuesin e skuadrës kundërshtare

03/10/2024 15:31
nga:Mergim Rreci

Hellas Verona fitoi 0-1 në Lecce në një duel mbijetesë, duke siguruar tri pikë të arta dhe duke parakaluar në renditje kundërshtarët e sotëm.

Fundi i ndeshjes solli tension të madh, me trajnerin e Lecces që u bë protagonist negativ.

Ndërkohë që lojtarët miq po festonin, Roberto D’Aversa iu afrua sulmuesit Henry dhe e goditi me kokë francezin.

Veprim për të cilin pritet të pezullohet dhe të marrë një gjobë të majme. Në lidhje me episodin foli edhe tekniku i Veronës.

“Ika t’i jepja dorën D’Aversës, të cilin e njoh mirë dhe e kam mik. Futbolli ka tension, por duhen menaxhuar mirë situata të tilla”, deklaroi Marco Baroni.