Sporti

Trajneri i Vushtrrisë flet para ndeshjes me Ferizajn: Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë takim

03/31/2022 20:11
nga:Mergim Rreci

Liga e Parë e Kosovës do të na dhurojë një ndeshje fantastike ditën e nesërme.

Dy skuadrat që po mëtojnë inkaudrimin në Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaj dhe Vushtrria do të përballen me njëra-tjetrën.

Ferizaji ka 5 fitore rrjesht dhe është në krye të tabelës me 40 pikë, kurse Vushtrria është në vendin e dytë me 39 pikë, kjo tregon për rëndësinë e madhe të këtij takimi.

GazetaBlic Sport ka kontaktuar trajnerin e Vushtrrisë, Samuel Nikajn, atje ku tha se janë të përgatitur maksimalisht për këtë takim.

“Normalisht që jemi përgatitur maksimalisht teksa përballemi me liderin. Atmosfera në skuadër është fantastike që në fillim të sezonit, kemi një grup lojtarësh kampionë dhe më shumë eksperiencë ndaj kam besim se nesër do të marrim maksimumin nga 90 minutëshi”, tha Nikaj.

Ky takim zhvillohet në ora 14:00, në stadiumin e qytetit në Ferizaj.

/GazetaBlic Sport/