Sporti

Trajneri i Turqisë: Mund ta mposhtim Portugalinë, kemi lojtarë të mirë

03/23/2022 20:48
nga:L J

Nesër në mbrëmje Turqia do të dalë në fushë kundër Portugalisë në gjysmëfinalen e play-off-it për kualifikimet e Kupës së Botës.

Fituesi i sfidës që do të përballet më pas me fituesin e takimit tjetër mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Stefan Kuntz tha se mund të mposhtin Portugalinë.

“Ekipi ka treguar se ka forcën e nevojshme mendore, ne kemi shpirt të madh dhe kemi fituar ndeshje të vështira. Ne po shkojmë në drejtimin e duhur. Kundër Portugalisë nuk mund të mendojmë vetëm të mbrohemi, kemi lojtarë të talentuar dhe jemi të fortë përpara. Ata do të përpiqen të na mposhtin dhe që në prekjen e parë të topit ne duhet t’i bëjmë të mendojnë se do të jetë një lojë jo e lehtë”, tha Kuntz.

/GazetaBlic Sport