Ergin Ataman, trajneri i Turqisë, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes së xhrios së pestë të EuroBasket 2025.
Turqia fitoi 95-90 në një ndeshje fenomenale, duke siguruar vendin e parë në Grupin A. Kundërshtari i tyre në raundin e eliminimit do të jetë Suedia.
“Mendoj se kjo ishte një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Të dyja ekipet luajtën në 100%, luftuan fort, u përpoqën të ndalonin njëra-tjetrën dhe treguan kapacitet të madh. Kjo është arsyeja pse rezultati përfundoi kështu. Nga ana jonë, lojtarët tanë kryesorë luajtën në një nivel të lartë, veçanërisht Shane Larkin, i cili luajti 39 minuta”, tha fillimisht trajneri i Turqisë.
“Në pesë minutat e fundit, luajtëm mbrojtje të shkëlqyer dhe gjetëm hapësira në sulm për të siguruar fitoren që na dha vendin e parë në grup. Duke luajtur kundër Serbisë, jo vetëm kundër Jokic, një fitore të jep besim dhe qëllimi ynë është i njëjtë. I përgëzova lojtarët e mi në dhomën e zhveshjes për luftën dhe agresivitetin e tyre që na solli fitoren”, tha Ergin Ataman.
/GazetaBlic Sport/


