Sporti

Trajneri i Tottenhamit: U emocionova kur mësova se do të merrnim Wernerin

01/13/2024 19:35
nga:E K

Me vetëm dy gola të shënuar në 14 ndeshje me Leipzigun, sezoni i Timo Wernerit ishte zhgënjyes, por kjo ecuri ndikoi që ai të transferohej te Tottenhami, në formë huazimi. E pranon këtë edhe trajneri i “Spurs”-ave, Ange Postecoglou, në konferencë për shtypin.

“Është e drejtë të thuhet se, nëse Timo do të luante rregullisht dhe do të shënonte gola, ai nuk do të ishte këtu”, ka shpjeguar australiani, i cili pavarësisht sezonit zhgënjyes të gjermanit, është i kënaqur me këtë përforcim.

“Kur më thanë për mundësinë e nënshkrimit të tij, u emocionova shumë, sepse kjo është një mundësi që normalisht nuk do ta kishim në këtë fazë”, shpjegoi Postecoglou. “Unë besoj se ai do të përshtatet mirë në ekipin tonë”.

Trajneri shpjegoi gjithashtu mentalitetin e klubit kur bëhet fjalë për lëvizjet e tregut:

“Ne duhet të kërkojmë mundësi si këto dhe të shohim përtej lojtarëve me emër për të gjetur opsionet më të mira.”

Në javën e 21-të të Premier Leagues-s Tottenhami do të luajë me Manchester Unite në “Old Trafford”.