Ange Postecoglou ka thënë se “Spurs u bën gjëra të çmendura njerëzve” në përgjigje të sugjerimit të Arsene Wenger që fituesit e Europa League nuk duhet të kualifikohen për Ligën e Kampionëve.
Ish-trajneri i Arsenalit, Wenger, tani shef i zhvillimit global të futbollit në FIFA, ka vënë në pikëpyetje pse fituesit e Europa League kualifikohen për Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm.
Tottenhami i Postecoglou ka një epërsi 3-1 para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League ndaj Bodo/Glimt.
Por ata janë të 16-tët në tabelën e Premier League, ndërsa Manchester United – i cili ka një epërsi 3-0 ndaj Athletic Club në ndeshjen tjetër – është një pikë përpara në vendin e 15-të. Fituesit do të përballen me njëri-tjetrin në Bilbao më 21 maj.
Dyshja nuk do të kualifikohet për Evropën përmes ligës, por Postecoglou nuk e kupton argumentin e Wenger.
“Është një debat që ka vazhduar prej ditësh, të paktën tetë ditët e fundit… Nuk e kam dëgjuar kurrë më parë”, tha Postecoglou.
“Janë rregullat e garës. Pse nuk ishte problem më parë dhe a është problem tani? Cili është ndryshimi? Vitin e kaluar vendi i pestë (në Premier League) nuk të futi në Ligën e Kampionëve, këtë vit po. Çfarë do të thotë kjo?”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


