Sporti

Trajneri i Torinos nuk kontrollon veten, ia tregon dikujt gishtin e mesit pas fitores

11/07/2023 09:21
nga:Lorik J

Torino mundi Sassuolo 2:1 në shtëpi në xhiron e 11-të të Serie A. Trajneri i Torinos, Ivan Juric nuk ishte në stol për ekipin e tij për shkak të kartonit të kuq që mori në xhiron e fundit, në të cilën ata mundën Lecce-n, 0:1.

Eksperti kroat e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, ndërsa pas fishkëllimës së fundit është filmuar duke treguar gishtin e mesit, por nuk dihet se kujt.

Torino drejtohej nga pankina nga ndihmësi i tij Matteo Paro.

Ai ka komentuar gjestin e Juricit. “Ai është shumë emocional, ka dashur të festojë fitoren. Gjesti është një reagim emocional, kjo ndeshje ka qenë shumë e rëndësishme për të. Ndryshe ai relaksohet në fushë”, tha Paro. raporton Calciomercato.

/GazetaBlic Sport