Sporti

Trajneri i Tiranës pas humbjes nga Besiktasi: Provojmë mrekullinë në Tiranë

07/27/2023 23:18
nga:L J

Tirana u mposht me rezultatin 3-1 në Stamboll nga gjigantët turq të besiktas, teksa trajneri Orges Shehi pranon forcënb e kundërshtarit, por shprehet optimist për ndeshjen e kthimit.

Tekniku bardheblu shpreh keqardhje për golin e tretë të pësuar në shtesë, por zbulon se tani i njeh më mirë turqit dhe ka një ide të qartë për ndeshjen e kthimit, ku premton betejë për përmbysje…

A mund të merrte diçka më tepër Tirana sot?

E mira s’ka fund, por jemi të kënaqur me atë që dhamë edhe pse ka disa gjëra që mund t’i bënim më mirë. Ndryshuam vendosje për të mos i dhënë gjerësi kundërshtarit pasi aty po vuanim dhe mendoj se ishim më të ekuilibruar më pas. Jam i kënaqur deri diku.

A është Besiktasi një skuadër e pakalueshme?

Ne jemi koshient për forcën e kundërshtarit. Pas një ndeshje të parë dhe një informacioni të saktë, kemi një ide më të qartë sesi të vendosemi dhe të interpretojmë ndeshjen e kthimit.

Mund të evitohej goli i 3-të?

Pjesën e parë kundërshtari ishte në zotërim të topit, morëm 2 gola në tranzicion dhe goli i tretë po i njëjtë. Ishin të evitueshëm për mënyrën si erdhën. Goli i tretë ishte mundësia për ta evituar komplet

Ju vjen keq për rastin e humbur nga Abazaj?

Kristali është lojtar i shpejtë dhe ne futëm dy sulmues më pas me Florentin që kërkonte thellësinë. E bëri mirë. Futbolli ka raste të shënuara dhe të humbura, por patjetër do të ishte më mirë 2-1 sesa 3-1.

Nesë do të përfundonte 2-1 do të kishte shpresa për mrekullinë?

Shpresa kemi edhe me 3-1, por 2-1 do të ishte më e madhe. Më vjen keq sesi u pësua goli në minutën e fundit.

Sfida e kthimit mes Tiranës dhe Besiktasit do të zhvillohet mbrëmjen e 3 gushtit në ‘Air Albania’ dhe do të transmetohet në SuperSport 2…