Trajnerit të Suedisë, Jon Dahl Tomasson, duket se nuk i bënë fare përshtypje kombëtarja e Kosovës.
Pas shortit për kualifikimet në kampionatin evropian, ku suedezët do të ndeshen me kosovarët, zvicëranët e sllovenët, ai nuk i përmendi fare “Dardanët”.
“Zvicra është skuadër shumë e mirë. Ata humbën në penallti nga Anglia në çerekfinale të Kampionatit Evropian këtë verë dhe janë ekip të cilin e njohim mjaftë mirë. Sllovenia po ashtu avancoi në fazën nokaut të Evropianit. Nuk është grup ëndrrash, por ka mundur të jetë edhe më i vështirë”, deklaroi ai, shkruan svenskafans.com.
“Kosova është një nga skuadrat më të mira që kemi mundur të marrim nga ky grup, por ne donim një sfidë”, u shpreh ish-sulmuesi.