Sporti

Trajneri i Spanjës: Dashtë Zoti që Lamine Yamal të jetë një legjendë e futbollit

03/20/2025 13:38
nga:Mergim Rreci

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, ishte plot lëvdata për Lamine Yamal.

“Ai ka kushtet për të qenë një futbollist ndryshe. Cilësi, vetëbesim, guxim… por kujtoj gjithmonë që është 17 vjeç dhe ka ende shumë për të bërë. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos jetë e vështirë për të. Dashtë Zoti të jetë një legjendë e futbollit, nga ata që shënojnë një epokë të lavdishme”, tha ai në një konferencë për shtyp, duke mos u pajtuar me krahasimet me Messin .

Kujtojmë që Lamine Yamal ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion me fanellën e Barcelonës, duke regjistruar shifra të mrekullueshme të golave dhe asisteve.

/GazetaBlic Sport/