Sporti

Trajneri i Southampton: Liverpooli skuadër në zjarr për momentin

11/27/2021 19:30
nga:E K

Liverpool ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Southamptonit.

Skuadra e Jurgen Klopp arriti të ndal në shtëpi 3 pikë të plota falë golave të shënuar nga Jota (2x), Thiago dhe Van Dijk, shkruan GazetaBlic Sport.

Armando Broja pati një rast të mirë shënimi, por shqiptari pasi kaloi Konaten nuk arriti të shënonte përball Alisson Becker.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, i cili tha se Liverpool është një nga skuadrat më të mira për momentin.

“Ne luajtëm kundër një skuadre në zjarr për momentin… Kishim edhe shanset tona, por nuk kishim cilësi për të shënuar golin”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/