Trajneri i Southampton, Ralf Hasenhuttl ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur për gjendjen e të dëmtuarve dhe ka drejtuar gishtin nga sulmi.
Ai ka kërkuar nga futbollistët e tij që të shënojnë më shumë gola, pjesë e sulmit ku është edhe Armando Broja, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne kemi treguar se mund të bëjmë ndeshje shumë të mira, por ajo që na mungon, është disi finalizimi. I kemi mundësitë të bëjmë shumë më mirë, pasi kemi sulmues cilësorë në ekip. Për ndeshjen ndaj Crystal Palace nuk do të kemi Che Adams, teksa Broja dhe Armstrong nuk janë në formën më të mirë, por besoj që do t’i kemi në dispozicion”, deklaroi trajneri austriak.
Armando Broja u dëmtua në ndeshjen ndaj Arsenalit dhe u zëvendësua rreth 20 minuta para fundit të takimit, teksa ende nuk dihet nëse do t’ia dalë të nisë nga fillimi sfidën me Crystal Palace, e planifikuar për nesër në mbrëmje.
/GazetaBlic Sport/


