Sporti

Trajneri i Southampton konfirmon mungesën e Armando Brojas për ndeshjen e kësaj fundjave

10/28/2021 17:38
nga:Mergim Rreci

Ralph Hasenhüttl ka konfirmuar se Armando Broja nuk do të luajë në ndeshjen e Southampton në Premier League me Watford.

Broja mori një dëmtim në kyçin e këmbës kundër Burnley dhe do t’i mungojë skuadrës në këtë takim, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mendoj se Broja nuk është i disponueshëm për fundjavë sepse kishte një lëndim në kyçin e këmbës pas ndeshjes së Burnley-t kur shënoi golin, kështu që ai do ta humbasë këtë lojë me siguri”, tha Hasenhüttl.

Broja ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit me këtë skuadër, duke shënuar dy gola.