Sporti

Trajneri i Sllovakisë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, Kosova është një kombëtare e fortë

03/25/2026 21:20
nga:Mergim Rreci

Para ndeshjes ndaj Kosovës, trajneri i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka folur fjalë të mëdha për ‘Dardanët’.

Ai tha se Kosova është një skuadër “mjaftë mirë e organizuar” dhe theksoi sukseset e saj të fundit, duke përmendur arritjen e Ligës B në Ligën e Kombeve dhe performancën e shkëlqyer në kualifikueset për Kupën e Botës.

“Do të jetë një sfidë e vështirë për ne. Kosova nuk duhet nënvlerësuar,” shtoi Calzone, duke paralajmëruar për një ndeshje të balancuar dhe me konkurrencë të fortë.

Ndeshja do të zhvillohet nesër, dhe të gjithë tifozët presin një përballje të fortë mes dy kombëtareve.

/GazetaBlic Sport/