Sporti

Trajneri i Slavia Prahës e vlerëson lartë Ballkanin para ndeshjes së nesërme

09/14/2022 18:40
nga:Mergim Rreci

Ballkani e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në grupet e Conference League.

Skuadra kosovare do të përballet me Slavia Prahan, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i kësaj skuadre, Jindrich Trpishovsky, ka vlerësim të madh për kampionin e Kosovës në futboll, Ballkanin.

“Nuk i kam parë asnjëherë nga afër, por deri më tani i kam parë ndeshjet e tyre. Ishte një e panjohur e madhe për ne dhe më duhet të them se jam habitur me atë që kanë treguar. Ndonjëherë vjen një ekip i madh që ka emër dhe paraqitjen e ka të dobët. Ballkani është e kundërta e kësaj, është një ekip që nuk ka emër, por ka paraqitje më të lartë nga sa pritej. Ka një trajner që pati sukses të madh në Shqipëri, të cilin e transferoi edhe në këtë ekip”, është shprehur Trpishovsky.

“Karakteristika e tyre themelore është se janë jashtëzakonisht të fortë në kombinim, kalojnë gjithçka, portieri luan shkëlqyeshëm me këmbë, të dy portierët gjithashtu, e gjithë skuadra është shumë e mirë, ka kontroll të madhe të topit, e shijojnë atë”.

“Sigurisht që kanë disa dobësi. Nuk duhet t’u lëmë shumë hapësirë sikurse Cluj që pothuajse nuk ishte në gjendje t’ua hiqte topin. Kur ata marrin topin janë shumë të fortë me të, ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt”, shtoi ai.

“Ata kanë mbrojtës të fuqishëm, portierë me eksperiencë, pastaj kanë lojtarë të lëvizshëm, grabitqarë dhe të rinj përpara. Korenica, Krasniqi janë lojtarë jashtëzakonisht produktivë, ndërsa Rrahmani është një sulmues interesant Rrahmani.