Sporti

Trajneri i Slavia Pragës për mungesën e Yamal: ‘Është për të ardhur keq që ai nuk do të luajë’

01/20/2026 16:57
nga:Lorik J

Trajneri i Slavia Pragës, Jindrich Trpisovsky, ka shprehur keqardhje për mungesën e Lamine Yamal në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Anësori i ri është i suspenduar pasi ka marrë tre kartonë të verdhë në këtë garë, që do të thotë se do të humbasë udhëtimin për në Çeki.

Trpisovsky u tha mediave sot: “Është për të ardhur keq që Lamine Yamal nuk është këtu. Jam i trishtuar sepse disa lojtarë nuk do të kenë mundësinë të përballen me një lojtar si ai.”

Pavarësisht mungesës së Yamal, Trpisovsky vlerësoi talentet e reja të mesfushës së Barcelonës në konferencën e tij për shtyp.

/GazetaBlic Sport