Aksioni ushtarak rus në Ukrainë ka shkaktuar shumë viktima dhe panik në njerëz.
Shumë shtetas të huaj mbetën të ngujuar në Ukrainë pas sulmit rus, ndër ta edhe trajneri De Zerbi, shkruan GazetaBlic Sport.
Roberto De Zerbi dhe stafi i tij arritën të largoheshin nga Kievi raportojnë mediat e huaja
Trajneri i Shakhtarit, i cili kishte qëndruar në Ukrainë për të qenë pranë djemve të tij, u largua nga Kievi me tren pak orë më parë me stafin e tij dhe ata duhet të mbërrinin në kufi natën vonë.
/GazetaBlic Sport/


