Sporti

Trajneri i Shakhtar Donetsk: As që dua të dëgjojë për ofertat, nuk po mund të shikojë futboll

03/18/2022 22:21
nga:Mergim Rreci

Aventura e parë e Roberto De Zerbit jashtë vendit u ndal papritur me pushtimin rus të Ukrainës.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, trajneri 42-vjeçar italian zbuloi se kishte marrë disa oferta për t’u larguar nga skuadra e Ukrainës, por përgjigja ishte e prerë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ata erdhën për të biseduar me mua për klube të tjera, por unë as nuk doja të debatoja”.

Ai thjesht dëshiron të kthehet në Shakhtar, edhe pa lojtarët brazilianë ose pa shansin për të garuar për titull.

“Tani për tani shoh vetëm lajme për luftën, nuk mund të shikoj as futboll”, ka shpjeguar ai.

Ish-anësori, De Zerbi e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2013, te Darfo Boario. Që atëherë, ai ka kaluar kohë në Foggia, Benevento, Sassuolo dhe Shakhtar Donetsk.

/GazetaBlic Sport/