Sporti

Trajneri i Senegalit shpërthen kundër Klopp: Kush mendon se është ai? Afrikanët po e mbajnë në punën e tij

12/05/2021 17:59
nga:E K

Trajneri i Senegalit nuk ka përmbajtur veten me komente kundër Jurgen Klopp, pasi ky i fundit komento Kupën e Afrikës.

Aliou Cisse nuk ka pritur aspak mirë vlerësimet e Klopp se AFCON është një turne i vogël. “Në janar, ka një turne të vogël në Afrikë, Azia luan po ashtu – Amerika Jugore. Shkëlqyeshëm, mezi pres”, ka thënë Klopp.

Cisse ka përmendur emra si Salah, Mane e Joel Matip, dhe ishte i ashpër kundrejt gjermanit Klopp. Ai ka thënë se suksesi i gjermanit te Liverpool i falet pikërisht yjeve afrikanë.

“Kush mendon se është ai? E respektoj Liverpoolin, por jo Klopp që ka nënvlerësuar futbollin afrikan. Ai është ku është, për shkak të futbollistëve afrikanë”, ka thënë Cisse.

“Ai po humbte derisa Salah, Mane e Matip iu bashkuan atij, për t’ia fituar trofeun e parë të madh evropian”, shtoi trajneri i Senegalit.

AFCON luhet nga 9 janari deri më 6 shkurt. Liverpool pritet të humb yje si Sadio Mane, Mo Salah e Naby Keita.