Sporti

Trajneri i Santa Clara para ndeshjes me Shkupin: Ne duam të fitojmë

07/22/2021 11:54
nga:Lorik J

Santa Clara do të përballet sot me Shkupin, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

“Ne jemi të përgatitur për të luajtur dhe duam të fitojmë, natyrisht”, theksoi Daniel Ramos në konferencën për shtyp.

Trajneri i Santa Clara nuk donte të fliste shumë për kundërshtarin, por ai tregoi se ishte i vetëdijshëm për vlerën e kundërshtarit.

“Shkupi u kualifikua në raundin e parë kualifikues dhe luajti dy ndeshje të mira kundër Llapit. Unë pashë një ekip që punon mirë, i organizuar dhe me cilësi individuale dhe kolektive”, analizoi trajneri i cili, për shkak të asaj që pa, tha se priste një ndeshje të vështirë për të dy ekipet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/