Sporti

Trajneri i Rumanisë i pakënaqur me vendimin e UEFA-s, e cilëson politik

11/20/2024 15:56
nga:Mergim Rreci

UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës.

Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 3:0 për rumunët pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor të saj.

Dënim të madh në aspektin financiar pati edhe për Federatën e Futbollit të Rumanisë, gjë që nuk i ka pëqlyer trajnerit të kësaj kombëtare, Mircea Lucescu.

“Jam i indinjuar. Është një vendim politik. Për të mos mërzitur askënd. Mos inkurajoni gjeste të tilla. Më vonë e njëjta gjë mund të ndodhë. Një ekip humbet 5-0 dhe largohet nga fusha. Dhe humbasin 3-0. Askush nuk mendon më për pasojat. Fatkeqësisht gjërat ndodhën kështu”, ka thënë trajneri rumun.

/GazetaBlic Sport/