Trajneri i ri i Tottenham, Nuno konfirmoi se sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale nuk do të kthehet në klub sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi i Uellsit kaloi sezonin e fundit në huazim në Tottenham ku bëri 20 paraqitje në të gjitha garat, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe pse Bale ka vetëm një vit nga kontrata e tij në Bernabeu, Nuno ka përjashtuar kategorikisht një rikthim të tretë në klub.
Duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Spurs, Nuno foli hapur për Bale, duke thënë: “Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës sonë”.
E ardhmja e Bale ka qenë subjekt i spekulimeve intensive me 32-vjeçarin që pritet të zhvillojë bisedime me shefin e ri të Real Madridit, Carlo Ancelotti për të ardhmen e tij pas përfundimit të Euro 2020.
Ancelotti ishte në krye kur Bale u bashkua me Realin nga Spurs në shtator 2013 për të fituar Ligën e Kampionëve së bashku atë sezon.
Ka shumë respekt reciprok midis çiftit me Bale që e përshkruan Ancelottin si një “menaxher të shkëlqyeshëm”.
/GazetaBlic Sport/


