Kupa e Botës 2022

Trajneri i ri i Brazilit, Presidenti i Federatës: “Veç unë vendosi, mos i besoni askujt tjetër”

12/13/2022 18:06
nga:Lorik J

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit (CBF) Ednaldo Rodrigues është rikthyer për të folur për zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm dhe drejtorit teknik të ardhshëm që do të duhet të zërë vendin e Tite dhe Juninho Paulista, duke shpjeguar se ai do të vendosë se kush do të jenë dy teknikët e rinj.

“Unë as që flas për këtë temë me familjen time”, tha fillimisht ai.

“Unë do të vendos emrin dhe për këtë arsye asnjë ekzekutiv federal nuk është i autorizuar të flasë për të ardhmen e Seleçaos. Kushdo që e bën këtë gënjen”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Tite nuk është më trajneri i Brazilit pas eliminimit nga Kupa e Botës.

/GazetaBlic Sport