Sporti

Trajneri i Rapid Bukureshtit: Albion Rrahmani është lojtar i mirë – në zonën e kundërshtarit është ‘vrasës’

08/27/2023 09:42
nga:Lorik J

Trajneri, Cristiano Bergodi u mahnit nga Albion Rrahmani pas ballafaqimit FC U Craiova 1948 – Rapid.

Sulmuesi nga Kosova realizoi dy gola në debutimin e tij në Rapid dhe ndihmoi ekipin të merrte fitore të madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Rapid Bukureshtit, Bergodi kishte fjalë të mira për Rrahmanin dhe tha se me Dugandzic bën një dyshe të mirë.

“Rrahmani është një lojtar i mirë që punon. Ai ka teknikë, e hap mirë lojën. Në zonë është ‘vrasës’. Marko kishte një problem. Jam i kënaqur me djemtë”, tha Cristiano Bergodi për digisport.ro.

/GazetaBlic Sport