Trajneri i skuadrës së Ramiz Sadikut, Elon Berisha ka komentuar shortin e gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Ramiz Sadikut do të përballet me Dritën në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Berisha thotë se fakti që do të luhet dy ballafaqime në këtë raund të garës, e bën më të vështirë mundësinë që skuadra e tij të kalojë tutje në finale, megjithatë ata do të luftojnë deri në fund për të marrë rezultat pozitiv.
“Kundërshtari është i vështirë – fakti që janë dy ndeshje e bën edhe më të vështirë. Pasi i kemi kaluar tri raundet e para, ne tani do të bëjmë maksimumin për të nxjerrë diçka të mirë nga kundërshtari i radhës”, tha Elon Berisha për ‘GazetaBlic Sport’.
Ndeshja e parë mes Ramiz Sadikut dhe Dritës do të luhet me 7 prill në Gjilan, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Prishtinë me 13 prill.
/GazetaBlic Sport


