Sporti

Trajneri i PSV-së paralajmëron Juventusin: Do të jetë një lojë ndryshe në revanshin e Champions League

02/18/2025 16:59
nga:Lorik J

Trajneri i PSV-së, Peter Bosz, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për Juventusin përpara ndeshjes së tyre në play-off të Champions League, duke këmbëngulur se ndeshja e dytë do të jetë një përballje shumë e ndryshme nga e para.

Skuadra holandeze vjen nga humbja 2-1 nga ndeshja e parë në Torino, por Bosz është i bindur se tifozeria vendase në Phillips Stadion do t’i japë ekipit të tij avantazhin që i nevojitet.

“Patjetër që do të jetë një lojë ndryshe nga ndeshja e parë, sepse ne duhet të fitojmë, me gola diferencë gjithashtu”, tha Bosz në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ne luajmë në shtëpi, në stadiumin tonë, në çdo mënyrë që ta shikoni, është me të vërtetë ndryshe nga kur luajtëm në Torino. Do të kemi 35,000 njerëz pas nesh.”

Bosz shpreson për një natë të paharrueshme të Ligës së Kampionëve dhe skuadra e tij do të duhet të jetë në maksimumin e saj për të kapërcyer gjigantët italianë.

/GazetaBlic Sport