Skuadra e Paris Saint Germain nesër do të përballet me Dortmundin, në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Trajneri i PSG-së e nis ndeshjen e kthimit ndaj gjermanëve me disavantazh, pasi humbën 1-0 në ndeshjen e parë. Spanjolli nuk do të jetë në gjendje të llogarisë te Lucas Hernandez dhe në Paris të gjithë sytë janë te Mbappe, i cili do të luajë ndeshjen e tij të fundit në Champions League në Parc des Princes.
Në një konferencë shtypi, Enrique foli për shumëçka para duelit të nesërm.
PSG është favorit, a shtë dështim eliminimi: “Është një pyetje shumë spanjolle, negative: “Jeta do të vazhdojë njësoj, dielli do të lindë… Nëse nuk kalojmë ne, do të përgëzoj rivalin”, tha fillimisht Enrique.
Jeni dy ndeshje larg krijimit të historisë: “Tani qëllimi është të arrijmë në finale dhe para kësaj duhet të jesh më i mirë se një ekip i madh si Dortmundi”.
Analiza pas humbjes në Dortmund: “Është diçka për të cilën punoj çdo ditë. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ne kemi punuar për të.”
Përkrahja në Parc des Princes: “Ne e dimë që mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme dhe kemi shumë besim. Ne e dimë se njerëzit mund të ndryshojnë lojën me energjinë e tyre”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport