Skuadra e Prishtinës ka barazuar ndaj Gjilanit në kryendeshjen e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Derbi ka përfunduar me rezultatin 2:2, me golat që u shënuan nga Progni dhe Prekazi për Gjilanin dhe Krasniqi e John për Prishtinën, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri Ibrakovic tha se skuadra e tij e meritonte fitoren.
“Rezultati nuk ishte real, ne kemi merituar ta fitojmë ndeshjen. Kemi luajtur shumë naiv në pjesën e parë, me një penallti naive kundër nesh poashtu”, tha fillimisht Ibrakovic për Art Sport.
“Lojtaret e mi janë heronjë, kemi probleme me stervitje dhe me stadiumin ku gjithmonë jemi mysafir. Jemi në vështirësi, por po tregojmë karakter”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


