Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës.
Prishtina arriti fitore minimale ndaj Llapit në stadiumin Fadil Vokrri me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Besnik Krasniqi dhe Endrit Krasniqi në minutat 48’të dhe 65’të realizuan për epërsinë e dyfishtë të vendasve.
Golin e vetëm për Llapin e realizoi Drilon Fazliu në minutën e 78’të të takimit.
Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic u deklarua i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Pjesa e parë ishte pak më e dobët, por në të dytën luajtëm shumë mirë. Kemi bërë disa kombinime për të ruajtur lojtarët për Kupë, me kusht që të jenë sa më të freskët. Jemi të fokusuar te trofeu dhe duam të shkojmë në finale”, tha Ibrakovic.
/GazetaBlic Sport/


