Portugalia ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Nigerisë.
Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur Nigerinë sonte në ndeshjen e fundit miqësore para Botërorit, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka theksuar se po punojnë që të bëjnë 11 milionë portugezë të lumtur.
“Po, Portugalia luajti një lojë të mirë, gjëra shumë pozitive, por ka të tjera për t’u përmirësuar, kishim disa probleme në mbrojtje, edhe pse jo në organizim. Por Portugalia luajti një lojë të mirë para tifozëve fantastik. Tani po shkojmë në Katar me ambicie të mëdha për t’u sjellë gëzim 11 milionë portugezëve”, tha ai në RTP3.
/GazetaBlic Sport