Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është zëvendësuar në secilën prej ndeshjeve të fundit të skuadrës në Kupën e Botës.
Pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, Ronaldo i lejoi vetes të shprehte pakënaqësinë.
Në prag të ndeshjes së 1/8 të Kupës së Botës kundër Zvicrës, trajneri i skuadrës portugeze Fernando Santos i është përgjigjur një pyetjeje rreth sjelljes së Ronaldos.
“Nuk dëgjova asgjë në fushë, por më pas pashë videon. Nuk më pëlqeu fare. Çështje të tilla zgjidhen në dhomat e zhveshjes”, tha Santos, për Relevo. /abcnews.al/