Sporti

Trajneri i Portugalisë: Ndeshja ndaj Belgjikës është një finale e cila duhet fituar

06/27/2021 12:23
nga:E K

Belgjika do të përballet sot me Portugalinë në kuadër të fazës së parë eliminuese.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para takimit ka folur trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ai ka thënë se ndeshja ndaj Belgjikës është një finale që duhet fituar.

“Belgjika shënon shumë gola pa u munduar. Ka disa lojtarë që mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës. Është një finale e cila duhet të fitohet e jo të luhet. Ne e dimë që do të kemi kundërshtarë të mirë. Unë besoj, shpresoj dhe jam i bindur se do të paraqitemi mirë “, tha Santos.

/GazetaBlic Sport/