Sporti

Trajneri i Portos për Artetan: Më shau familjen në spanjisht gjatë ndeshjes!

03/13/2024 08:11
nga:Lorik J

Një skandal shpërtheu pas ndeshjes së kthimit mes Arsenalit dhe Portos në Ligën e Kampionëve.

Kryetrajneri i portugezëve, Sergio Conceicao, ka ‘sulmuar’ kolegun e tij Mikel Arteta. Topçinjtë fituan 1-0 në kohën e rregullt – e më pas 4-2 në penallti, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Conceicao, trajneri i londinezëve ka fyer në spanjisht një anëtar të familjes së tij që nuk jeton më.

“Arteta gjatë ndeshjes u kthye nga pankina dhe ofendoi familjen time në spanjisht. Unë i thashë se personi që kishte ofenduar nuk jeton më ”, tha Conceicao.

Arsenali e ka mohuar kategorikisht. Vetë Mikel Arteta nuk ka pranuar të komentojë për akuzën.

/GazetaBlic Sport