Trajneri i Omonias, Henning Berg është prononcuar para ndeshjes ndaj Dritës.
Ai tha se e rëndësishme është që të fitohen pikët e plota dhe se janë të përgatitur për këtë gjë, transmeton GazetaBlic Sport.
Berg lavdëroi edhe skuadrën kosovare, ku tha se janë një grup shumë i mirë, me lojtarë të dalluar.
“Drita ka lojtarë të mirë. Mënyra se si luajnë, kuptimi i ekipit është i mirë, ata janë një ekip ofensiv. Duhet të jemi gati, ata janë shumë të mirë“, ka deklaruar trajneri Berg.
/GazetaBlic Sport/


