Sporti

Trajneri i njohur largohet nga skuadra e Premier League, përfundon misionin e tij në ndeshjen ndaj Liverpool

05/18/2021 12:51
nga:Mergim Rreci

Roy Hodgson do të largohet nga roli i tij si menaxher i Crystal Palace F.C. në fund të këtij sezoni.

Ndeshja finale e Hodgson në krye të Eagles do të jetë në “Anfield” kundër Liverpool të dielën, ndeshja e tij e 162-të konkurruese, përcjell GazetaBlic.

Ai u bë menaxher i klubit të tij të fëmijërisë në shtator 2017 dhe nën administrimin e tij, klubi ka ruajtur statusin e tij në Premier League në katër raste radhazi.