Drita ka shkuar në pushim me epërsi minimale prej 1-2 ndaj Feyenoordit.
Marko Simonovski dhe Astrit Fazliu shënuan golat për ekipin kosovar në 45 minutat e parë të ndeshjes së kualifikimeve për UEFA Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i njohur kosovar, Megzon Visoka ka përgëzuar Dritën, ndërsa ka potencuar se futbolli kosovar po shkon drejtë niveleve të futbollit evropian.
Ja postimi i tij në Facebook:
“Bravo FC Drita. Futbolli kosovar ngadale por sigurte drejte niveleve te futbollit evropian”, shkruan Visoka në rrjetin social, Facebook.
/GazetaBlic Sport


