Një ditë pas xhiros së fundit të Ligue 1 dhe kurorëzimit të Lille me titullin kampion, trajneri francez, Rolland Courbis bëri një vlerësim të sezonit.
Ai vlerësoi performancën e LOSC dhe gjithashtu u përqëndrua në të ardhmen e Kylian Mbappe, i cili është në fund të kontratës së tij në 2022 dhe i cili nuk ka rinovuar ende. Ai e këshilloi sulmuesin të qëndronte në PSG për dy sezone të tjera, deri në Kupën e Botës në Katar.
“Kylian po mendon. Për momentin, duhet të jetë 50-50, midis largimit jo vetëm të Paris Saint-Germain, por edhe një rajoni që ai e njeh mirë,” tha Rolland Courbis të hënën në mëngjes në TV BFM.
“Unë e shoh atë mjaft të zgjuar dhe të rrethuar mirë për të qenë në gjendje të marrë vendimin e duhur. Modestisht, unë do ta këshilloja atë të qëndronte edhe dy sezone, për të qenë në gjendje të luante në Kupën e Botës në Katar”, vazhdoi ai.
/GazetaBlic Sport


