Sporti

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe zbulon se ylli i skuadrës nuk kishte fjetur dy ditë para ndeshjes me Tottenhamin, megjithatë shkëlqeu në fushë

10/24/2022 16:45
nga:E K

Të dielën, me fitoren 2-1 ndaj Tottenhamit, Newcastle vazhdoi startin e shkëlqyer të sezonit dhe kështu zë vendin e tretë në Premier League, me vetëm Arsenalin dhe Manchester Cityn përpara tyre.

Kanë luajtur prej një muaji pa përforcimin më të shtrenjtë në histori të klubit, sulmuesin Alexander Isak, i cili mungon në fushë për shkak të një dëmtimi dhe është paguar 70 milionë euro. Megjithatë, në ndeshjen me Tottenhamin, ata luajtën edhe me një lojtar të lodhur.

Bruno Guimaraes luajti deri në minutën e 89-të dhe shumë mirë dhe pas ndeshjes pranoi se nuk kishte fjetur dy netët e mëparshme.

Nuk ma tha këtë. E dija që nuk kishte fjetur një natë, por nuk e dija se nuk kishte fjetur dy netë me radhë. Ndoshta do kishte ndikuar në vendimin tim se a do luante, por nuk jam i sigurt. Ai jep gjithë zemrën e tij për këtë klub dhe këtë e tregoi në mënyrën më të mirë tani – tha trajneri i Newcastle, Eddie Howe.

Arsyeja e pagjumësisë së brazilianit mund të gjendet në lindjen e djalit të tij Matteo. Futbollisti ka qenë me gruan e tij gjatë lindjes, ndaj nuk ka pushuar për dy netë.

“Dy ditë pa gjumë, mund të isha në shtëpi, por doja të isha me ty”, ka shkruar Guimaraes në rrjetet sociale, duke postuar një foto të djalit të tij të porsalindur.

/GazetaBlic Sport/